Vetëvendosje: Policia po monton proceset gjyqësore ndaj aktivistëve tanë

E publikuar: 04/10/2016 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar sot një aksion simbolik para stacionit policor qendra.

Ky aksion është zhvilluar si shenjë mospajtimi për arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje të cilët dyshohet se kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Aksioni po ashtu pati lidhje edhe për siç thanë ata montimin që u bëri policia gjatë protestës së 1 shtatorit ku në një garazh që ishte në pronësi të Vetëvendosjes u gjetën mjete të ndryshme si çanta me koktej molotovi, gurë, çekan, e shumë të tjera.

 Aktivistja Teutë Rrusta ka thënë se Policia e Kosovës përpos që ofron shërbime të ndryshme për qytetarët përpos misionit që ka për mbrojtjen e tyre, ofron edhe montim të gjyqeve politike, çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë etj.

“E njohur për skandalet duke filluar nga vjedhjet e dëshmimeve dhe problemit të numrit gjatë protestave, kjo polici kohëve të fundit është e njohur për montime të proceseve gjyqësore e çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë”, ka thënë Rrusta.

Ajo ka shtuar se lirimi i gjashtë aktivistëve është i domosdoshëm dhe se do të vazhdojnë me aksione dhe protesta të formave të ndryshme deri në çmontimin e rastit.

Në fund aktivistët kanë vendosur një pankartë dhe janë larguar të qetë.