Vetëvendosja e bën mjegull me duhan në ambiente ku ndalohet (Foto)

E publikuar: 20/10/2016 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ligji për Ndalimin e pirjes së Duhanit në ambiente të mbyllura ka tash e disa vite që ka hyrë në fuqi. Vlen të ceket se gjobat nuk janë të vogla për ata që e shkelin këtë ligj, mirëpo siç po duket, anëtarët e “Vetëvendosjes” nuk e kanë këtë problem.

Në këtë fotografi mund të shihen anëtarët e LVV-së që e kanë bërë mjegull ambientin ku ndalohet pirja e duhanit.

Qytetarët e Kosovës, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji, e kanë respektuar atë edhe për shkak të dëmit që mund t’ua bëjnë atyre që nuk janë konsumues të duhanit. Pamje të tilla, ku shihen deputetë të Kuvendit të Kosovës duke mos e respektuar Ligjin që e kanë votuar vetë, nuk tregojnë pasqyrë të mirë të partisë. /GazetaExpress/