Veterani i UÇK-së, Adnan Hyseni bën thirrje të korrigjohen listat

E publikuar: 16/09/2018 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri nga luftëtarët më të zot të ‘Brigadës Rugova’ të Zonës së Dukagjinit, Adnan Hyseni ka reaguar pas publikimit të emrave të veteranëve për të cilët Prokuroria ka deklaruar se janë mashtrues.
Ai ka thënë se prokurori Elez Blakaj ka bërë padrejtësi duke e cilësuar edhe vëllain e tij Avni Hysenin si veteran të rrem.

Po ashtu, Hyseni ka bërë thirrje që edhe një herë të korrigjohen listat.

Postimi i plotë:

REAGIM NDAJ padrejtesis tende prekuror Blakaj ( LEXO)

A ka me rend se me tu shkel dinjiteti dhe sakrifica deri ne flijim me tvetmi qellim kontributi per çlirimin e atdheut. Çfar drejtesie kjo o KRYEPREKUROR IDIOT, me e rend eshte padrejtesia qe ti e ki bo ndaj ati qe ishte i gatshme ped tu fliju se sa nje “drejtesi” qe ti kishe ki bo e ku ne list kisne me veteran te rrem fyt njerz te ndershem e kontribues nga dita e pare e UÇK-se siq eshte vllau im Avni Hyseni. Ka disa emra ne kete list te gjat e qe un i njof e te cilit ishin mga fillimi deri ne mbarim te luftes e qe kishe per te ven drejtesi keni bere padrejtesi te madhe ku duhet se pari te kerkoni falje publike e pastaj edhe ti korigjoni listat.

UÇK-se eshte krenare per at qka ka bo dhe kete krenari smund te ja hup askush sepse e kemi bere per çlirimin e Kombit dhe Atdheut.