Vështirësohet arritja e kompromisit për Kodin Zgjedhor

13.12.2019 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vështirësohet arritja e kompromisit për Kodin Zgjedhor

Opozita maqedonase VMRO DPMNE dhe partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim kanë dorëzuar më shumë se 6 mijë amendamente për ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor , e që kanë të bëjnë me ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore dhe zgjedhjen e këshilltarëve të komunave me lista të hapura të kandidatëve.

Numrin e madh të amendamenteve, BDI-ja dhe VMRO DPMNE-ja i kanë sjellë me kamionçinë.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë propozim i 15 deputetëve të partive më të vogla dhe të njëjtat mbështeten edhe nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisësë Veriut,e cila drejtohet nga kryeministri Zoran Zaev.

Deputetja Liljana Poposka, si propozuese e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka theksuar se ndihet e indinjuar nga bllokimi i institucionit ligjvënës përmes propozimit të mijëra amendamenteve.

“Jemi të indinjuar nga bllokimi i ligjeve që kanë të bëjnë me modelin zgjedhor përmes mijëra amendamenteve të propozuara. Dy partitë politike që i kanë dorëzuar amendamentet, thirren në parime dhe nevojën për debat, por në esencë ata dëshmojnë se janë joparimorë dhe kanë sjellje arrogante”, ka thënë Popovska.

Ajo ka theksuar se është joserioze të bllokohet Kuvendi vetëm që të mos kalojnë ndryshimet ligjore për modelin zgjedhor, ndërkohë që tashmë, siç ka thënë Popovska, më shumë se 65 deputetë janë shprehur “për” modelin e një njësie zgjedhore.

Njohësit e çështjeve politike në këtë veprim të dy partive politike, VMRO DPMNE-së dhe BDI-së, shohin tentativë për të stërzgjatur ose bllokuar ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor.

“Ka një terminologji në demokracinë evropiane që në gjuhën angleze emërohet si ‘stalling’ që ka të bëjë me ngadalësimin e procesit gjatë miratimit të ligjeve, pra nuk është diçka që ne e kemi shpikur. Pra, kjo situatë (me paraqitjen e më shumë se 6 mijë amendamenteve) është refleksion i qëndrimeve të mëhershme politike”, thotë për Radion Evropa Lirë Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë, ndërsa shton:

“Edhe gjatë viteve të kaluara kur flitej për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, BDI ishte që të mbeten gjashtë njësi zgjedhore, VMRO DMNE ishte për modelin e shumicës përderisa vetëm LSDM është shprehur për një njësi zgjedhore së cilës ide i janë bashkuar dhe partitë më të vogla, sepse kanë përfitim nga modeli një njësi zgjedhore sepse maksimalizojnë fuqinë e votës dedikuar partive të vogla”.

Sipas tij koha e shkurtër lë pak hapësire që partitë politike të arrijnë ujdi rreth tejkalimit të dallimeve, megjithëse shton se është e patjetërsueshme që të balancohet numri i votuesve në 6 njësitë zgjedhore në mënyrë që çdo deputet të ketë afërsisht peshë të njëjtë sa i përket numrit të votuesve.

“Realisht, modeli zgjedhor duhet të pësojë ndryshime në atë margjinën e dallimeve të numrit të votuesve në njësitë zgjedhore që aktualisht është shumë i madh, por çka do të ndodhë, pritet ta shohim”, shton Musliu.

Me ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor parashikohet që të bëhet zëvendësimi i kuotës gjinore prej 40 për qind me një numër të barabartë burrash dhe grash në listat e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.

Ekspertët thonë se kjo dispozitë paraqet një hap të rëndësishëm për demokratizimin e vendit duke krijuar mundësi të barabarta për të dy gjinitë.

Ndryshe, për partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim, ndryshimet e Kodit Zgjedhor që kanë të bëjnë me modelin e një njësie zgjedhore, janë të patolerueshme pa një debat gjithëpërfshirës aq më tepër që për shqiptarët do të thotë zvogëlim i numrit të deputetëve.

“Çdo stimulim, përfshirë edhe ky i fundit që është bërë, tregon që shqiptarët humbin 10 deputetë nga fuqia e përgjithshme e shqiptarëve në këtë Kuvend”, ka theksuar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Përderisa për VMRO DPMNE-në është shumë joserioze të diskutohet për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me ndryshime vetëm dy muaj para se të shpërbëhet Parlamenti, ngase për këtë siç kanë theksuar, nevojitet debat dhe arritja e një konsensusi më të gjerë politik.

Por, partia e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Lidhja Social-Demokrate, i ka bërë thirrje partnerit të koalicionit qeverisës, BDI-së dhe partisë maqedonase në opozitë VMRO DPMNE-së, që t’i tërheqin amendamentet.

Sipas modelit aktual zgjedhor, fituesit e zgjedhjeve, pra partitë e mëdha, i marrin të gjitha votat. Edhe në raste kur një parti më e vogël fiton 50 mijë vota, ato humben nga shpërndarja në gjashtë njësi zgjedhore, për shkak të pragut zgjedhor prej të paktën 5 për qind.

Me një njësi zgjedhore ka më shumë mundësi që votat që i merr një parti e vogël, të mund të nxjerrin një deputet të tyre në Kuvend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ushtria amerikane vihet në gadishmëri, ka një planifikimi për sulm ndaj bazës së SHBA-ve në Gjermani

Ushtria amerikane vihet në gadishmëri, ka një planifikimi për sulm ndaj bazës së SHBA-ve në Gjermani

Humbi njërin sy në protestat e Rripit të Gazës, fotografi: Do të vazhdojë të bëjë foto me syrin tjetër

Humbi njërin sy në protestat e Rripit të Gazës, fotografi: Do të vazhdojë të bëjë foto me syrin tjetër

Sergey Lavrov: Politikat ‘agresive’ të SHBA-së janë skaktare për rritjen e tensioneve globale

Sergey Lavrov: Politikat ‘agresive’ të SHBA-së janë skaktare për rritjen e tensioneve globale

Me veç një seancë, për deputetët jepën 200 mijë euro këtë muaj

Me veç një seancë, për deputetët jepën 200 mijë euro këtë muaj

Nga konferenca për Libinë: Pas 8 orësh diskutime liderët bien dakord për armëpushim, jo për zgjidhje ushtarake

Nga konferenca për Libinë: Pas 8 orësh diskutime liderët bien dakord për armëpushim, jo për zgjidhje ushtarake

Ndihmë për shërimin e 8 veçarit Mal Gashit

Ndihmë për shërimin e 8 veçarit Mal Gashit

Mjeku Vezir Bajrami, ka ruajtur dëshmi për masakrën e Reçakut

Mjeku Vezir Bajrami, ka ruajtur dëshmi për masakrën e Reçakut

Osmani thotë se në Vushtrri bisedoi me qindra aktivistë: E konfirmuan se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve për ndryshim me VV’në

Osmani thotë se në Vushtrri bisedoi me qindra aktivistë: E konfirmuan se duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve për ndryshim me VV’në

LDK publikon album për të treguar se Vjosa Osmani e Agim Veliu qëndrojnë krah njëri – tjetrit

LDK publikon album për të treguar se Vjosa Osmani e Agim Veliu qëndrojnë krah njëri – tjetrit

Gazeta austriake me artikull të veçantë për LDK-VV: Kurti ka afat të formojnë Qeverinë deri më 24 shkurt

Gazeta austriake me artikull të veçantë për LDK-VV: Kurti ka afat të formojnë Qeverinë deri më 24 shkurt

Zafir Berisha: Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë, për intervistim në Hagë

Zafir Berisha: Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë, për intervistim në Hagë

Gabimet gjyqësore i kushtojnë mbi 2 milionë euro Maqedonisë së Veriut

Gabimet gjyqësore i kushtojnë mbi 2 milionë euro Maqedonisë së Veriut

Mustafa: LDK ka vullnet edhe përkushtim që të arrihet koalicioni me VV’në, kemi punuar gjatë

Mustafa: LDK ka vullnet edhe përkushtim që të arrihet koalicioni me VV’në, kemi punuar gjatë

Thaçi: Po mendoj dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për Kryeministër dhe ka caktuar gjysmën e Qeverisë

Thaçi: Po mendoj dekretimin e Kurtit pasi është i nominuar për Kryeministër dhe ka caktuar gjysmën e Qeverisë

6 orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Serbi-Hungari

6 orë po presin bashkatdhetarët në kufirin Serbi-Hungari

Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni pushim Thaçit – ai tashmë është i thinjur

Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni pushim Thaçit – ai tashmë është i thinjur