Veseli: Serbia t`i kthejë sa më shpejt në Kosovë trupat e të zhdukurve

E publikuar: 23/04/2018 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, me rastin e fillimit të “Javës për Personat e Pagjetur”.

Ai ka kërkuar nga Serbia që sa më shpejt t’i kthejë në Kosovë trupat e personave të zhdukur, sepse ky veprim sipas tij do të ishte lehtësim edhe për popullin serb.

Sipas Veselit, kjo situatë është e rëndë edhe për institucionet e Kosovës pasi që nuk mund të japin informacione rreth këtyre trupave pasi Serbia i mbanë të bllokuara këto informacione.

“Kërkojmë edhe njëherë në këtë përvjetor që sa më shpejt për hirë të humanizmit, por edhe të drejtës që të dijmë për fatin e njerëzve të cilët i kemi të pagjetur dhe të ndalet kjo plagë për këta familjarë të cilët mjaft kanë vuajtur deri më tani”./indeksonline/