Veseli propozon një Task Forcë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

E publikuar: 30/05/2018 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur për të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.

Ai ka thënë se merr shpesh shqetësime nga punëtorë ndërtimesh e supermarktesh, për trajtimin që kanë nga pronarët e bizneseve.

Ai ka propozuar që të ngritët një task forcë që të trajtojë raste të ndryshme të shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe më pas ato të adresohen, shkruan Lajmi.net.

Kjo task forcë tha ai duhet të ketë rol edhe të hetimit të shkeljeve që mund të raportohen.