Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

29.05.2019 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Veseli pranon raportin për Kosovën, pret liberalizim të shpejtë të vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar sot Raportin për Kosovën nga Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, nëpërmjet të cilit konfirmohet progresi i arritur në vend.

Duke uruar europarlamentarët e rinj, kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është e përkushtuar për të rritur progresin dhe në rrugën e saj të integrimit evropian.

“Presim që edhe të rinjve dhe të gjithë qytetarëve tanë, që me Komisionin e ri tu njihet e drejta legjitime për të lëvizur lirshëm në tokën të cilës i takojmë, në kontinentin e vet evropian. Ndërkaq ne do t’i marrim përgjegjësitë që na përkasin. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, por do të punojmë edhe më fuqishëm së bashku, me të gjithë segmentet e shoqërisë sonë”, theksoi Veseli.

Ai tha se lufta kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit do të jetë e pakompromis. Kosova, shtoi Veseli, ka vetëm një drejtim dhe ai është integrimi në BE, në NATO dhe partneritet me SHBA-të.

Nga ana e saj, Përfaqësuesja e BE tha se Raporti është një reflektim i ndershëm për gjithçka që ka arritur Kosova.

“Raporti ka një rekomandim të qartë: Komisioni dhe Parlamneti Evropian, kanë rekomanduar liberalizimin e vizave. Pra tani, Komisioni nxit vendet anëtare që të ndërmarrin veprime sa më shpejt që të jetë e mundur, urgjentisht”, tha Apostolova.

Në raportin e ri për Kosovën, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e disa reformave kryesore të lidhura me BE-në, veçanërisht në lidhje me përmirësimin e sundimit të ligjit dhe administratës publike.​/Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë