Veseli për të pagjeturit: Ata që na shkaktuan dhimbjen, të marrin përgjigjen e merituar

E publikuar: 30/08/2017 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se të pagjeturit janë plagë e madhe e luftës.

Ai ka thënë se kjo plagë duhet të mbyllet sa më shpejtë dhe ata që ia kanë shkaktuar këtë dhimbje popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar, përcjellë Indeksonline.

“Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve e gjen Kosovën me dhimbjen e saj të madhe. Kjo plagë e madhe e luftës, e cila vazhdon të rëndojë mbi ne, duhet mbyllur sa më parë dhe ky duhet të jetë obligim i të gjithëve. Të gjithë ata që i kanë shkaktuar këto dhimbje të mëdha popullit të Kosovës, duhet të marrin përgjigjen e merituar”, ka shkruar Veseli në Facebook.