Veseli nis luftën frontale me Haradinajn, ia mori 100 anëtarë të AAK’së

E publikuar: 07/09/2019 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se 100 aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Vushtrria i janë bashkuar partisë së tij.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri”, shkroi Veseli.

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj janë kandidatë për kryeministra. Veseli si i zgjedhur i PDK’së ndërsa Haradinaj si i zgjedhur i koalicionit AAK-PSD. /infosot.com/