Veseli në shënimin e 20 vjetorit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc

E publikuar: 16/09/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, së bashku me kryesinë, anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe personalitete të shquara të UÇK-së, kanë shënuar në Likoc, 20 vjetorin e themelimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Veseli ka theksuar se “para 20 vjetësh, të rinj e të reja vendosen që në përpjekjen e tyre për liri e pavarësi, në Likoc të Skënderajt të themelojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Pas 20 vjetësh, për ta shënuar themelimin e shtabit dhe për të kujtuar atë periudhë, njerëz që dhanë jetën në beteja, na mblodhi serish rinia”.

Ja postimi i Veselit në rrjetin social:

“Para 20 vjetësh, të rinj e të reja vendosen që në përpjekjen e tyre për liri e pavarësi, në Likoc të Skënderajt të themelojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Pas 20 vjetësh, për ta shënuar themelimin e shtabit dhe për të kujtuar atë periudhë, njerëz që dhanë jetën në beteja, na mblodhi serish rinia. Me anëtarët e Rinise Demokratike të Kosovës dhe bashkë me shumë bashkëluftëtarë e qytetarë të Drenicës ndamë përjetimet tona për atë kohë. Por, mbi të gjitha bashkëbiseduam për të ardhmen tonë, për një jetë më të mirë për gjeneratat e reja, duke kujtuar gjithmonë të kaluarën tonë të lavdishme.”