Veseli: Heroin Bahri Fazliu, jam krenar që kam bashkëpunuar ngushtë me të

E publikuar: 07/05/2020 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Bahri Fazliu, në 22-vjetorin e rënies së tij.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se është krenar që e ka njohur dhe bashkëpunuar me Bahri Fazliun.

Më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të bjeshkëve të Plavës, ra heroikisht Bahri Fazliu të cilin ne bashkëveprimtarët e te tij e thërrisnim me pseudonimin ‘Gëzimi’. Jam krenar që e kam njohur nga afër e kam bashkëpunuar ngushtë me të. Bahriu do të kujtohet përherë si një nga mendjet më të ndritura të lëvizjes sonë kombëtare dhe si një nga aktivistët më të zellshëm të përpjekjeve tona për liri e pavarësi”, ka shkruar Veseli në Facebook, raporton Scanner.