Veliu e Rugova s’kanë koment rreth idesë së Veselit për zgjedhje të reja

E publikuar: 22/10/2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy Nënkryetarët e LDK’së, Agim Veliu e Haki Rugova s’e kanë thënë asnjë fjalë lidhur me idenë e Kadri Veselit për zgjedhje të reja si mundësi për kthimin e situatës politike në normalitet. Të dy zyrtarët e Partisë së Isa Mustafës kanë hezituar të tregojnë qëndrimin e LDK’së. S’kanë dashur të komentojnë as akuzat e Kryetarit të PDK’së për dështimet e Isa Mustafës me Asociacion e Demarkacion.
Agim Veliu e Haki Rugova s’kanë asnjë koment për akuzat e Kadri Veselit në drejtim të Isa Mustafës se kishte dështuar me Asociacionin e Komunave Serbe. S’kanë fjalë as për idenë e Kryetarit të PDK’së për mundësinë e shkuarjes së zgjedhjeve si mundësi për të kthyer normalitetin në Kosovë.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, ka thënë se s’i ka lexuar deklaratat e Veselit dhe s’mund të japë deklarata lidhur me akuzat e Kryetarit të PDK’së. Është arsyetuar se s’i ka lexuar deklaratat e tilla.

Në anën tjetër, Nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu, nuk ka dashur t’i përgjigjet akuzave të Kadri Veslelit për dështimet e Qeverisë së udhëhequr prej Isa Mustafës.

Kur është kontaktuar nga Express, Veliu ka dëgjuar pyetjet, por ka refuzuar të përgjigjet. Ka dhënë një arsyetim.

“Jam i zënë”, ka thënë Veliu, tek pasi ka dëgjuar pyetjet.

Ndryshe, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, për herë të parë ia ka përmendur LDK’së idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

Këtë ide, Veseli e ka thënë në një intervistë në “Kohën Ditore”, ku ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.

Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka deklaruar ai.

Deri më tash, udhëheqësit e PDK’së dhe LDK’së janë kursyer në akuza të ndërsjellta lidhur me punën në Qeveri e Kuvend./Gazeta Express