Vdes një fëmijë në Mitrovicë, goditet nga vetura

E publikuar: 23/08/2016 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot rreth orës 10:30. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, me ç ‘rast një veturë ka goditur një fëmijë të moshës një vjeçar e gjysmë (i lindur 11.04.2105), ku si pasojë e lëndimeve të marra ka mbetur pa shenja jete.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit, po me të njëjtin automjet e ka dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e fëmijës.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit dhe nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, rezulton se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes në kohën e aksidentit, viktima (fëmija) ishte duke kaluar rrugën.

Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, nuk është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, por iu është liruar familjarëve.

I dyshuarit S. P., 42 vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt.