Vdes një 70-vjeçar nga Vushtrria i infektuar me koronavirus

E publikuar: 22/06/2020 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika Infektive ka njoftuar se mbrëmë ka vdekur një 70-vjeçar nga Vushtrrria, i infektuar me koronavirus, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Klinika ka bërë me dije se përveç infeksionit, ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë, i pranuar me 13.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në raport.