“Vdes” macja më e famshme e internetit

E publikuar: 18/05/2019 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Macja idhnake, felini i famshëm i internetit, u shua në moshën 7 vjeçare thanë pronarët e saj. Në një deklaratë zyrtare thuhet se macja u shua pas disa komplikacioneve që pati si rezultat i një infeksioni.

Macja nga Arizona ka ndihmuar miliona njerëz të buzëqeshin. Emri i vërtetë i maces ishte Tardar Sauce dhe u shndërrua në hit në internet në 2012 pas fotove të fytyrës së saj idhnake publike online.

Fotoja e saj u shndërrua shumë shpejt në një meme. Ajo udhëtoi nëpër botë duke u dalë në disa shfaqje televizive e madje kishte edhe filmin e saj për Krishtlindje.

Llogaria në Instagram e maces ka mëse 2 milionë ndjekës. Në 2018-ën pronarët e saj fituan 710 mijë dollarë në një padi për të drejtat e autorit.

Kompania e cila u dënua kishte të drejtave vetëm për prodhimin e një pije “Grumppuccino” por që kishte përdorur imazhin e maces edhe për produkte të tjera. /PCWorld Albanian