Vdes Latfi Kryeziu, pronar i Shell Kosova

E publikuar: 21/07/2020 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur biznismeni Latif Kryeziu. I ndjeri ishte i njohur si pronar i SHELL KOSOVA, që ka rreth 60 pika të derivateve në vend.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka vlerësuar lart veprimtarinë e tij në lirinë dhe pavarësinë e vendit, por edhe për kontributin e madh edhe në ekonomi.

Ky është njoftimi i Thacit:

Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij. HTH