Vdes foshnja gjatë operacionit në klinikën për fëmijë në Shkup

E publikuar: 07/11/2016 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fëmija i moshës 2 vite e gjysëmk ka ndërruar jetë pas operacionit në klinikën e fëmijëve në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Operimi duhej të ishte i lehtë dhe pa komplikime për të larguar komplikacionini e shfaqur me emrin ‘Hernia’ por nuk shkoi sipas planit.

Rasti ka ndodhur para disa ditëve ndërsa tani familja kërkon drejtësi pasi kanë shfaqur dyshime. Ata kanë kërkuar që mjeku ligjorë të bëjë obduksionin e kufomës. Një gjë e tillë nuk është bërë pasi spitali i ka refuzuar.

 Spitali ka krijuar një komision pune për të vërtetuar vdekjen e foshnjes. Identiteti dhe gjinia e foshnjës nuk tregohet pasi rasti llogaritet si sekret profesional dhe foshnja është i/e mitur./Telegrafi/