Vdekja që po u vjen kosovarëve nga ajri

E publikuar: 25/12/2016 14:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajri i ndotur po ua merr jetën shumë kosovarëve. Shkallë alarmante e ndotjes është përreth termocentraleve të KEK-ut, ku edhe fëmijët janë të prekur nga sëmundjet kancerogjene

Ka pesë vjet që vuan nga sëmundja e kancerit. Nga trupi i tij i është shkëputur tashmë gjysma e mushkërive. Në moshën 62-vjeçare, Imer Tërnava që jeton në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, shumë afër termocentraleve të KEK-ut, apelon që shteti të reagojë dhe të ndërmarrë masa për mbrojtur ajrin nga ndotja, që të tjerët të mos kenë fatin e tij.

Ajri i rëndë që mbretëron ambientin e këtij fshati, sidomos gjatë stinës së dimrit, ai dyshon se ia solli edhe sëmundjen. “Kam 44 vjet që punoj këtu dhe jetoj, pra gjithë jetën kam thithur këtë ajër. Nuk kam vetëm unë dyshime, por dhe mjekët kur më diagnostikuan me një lloj të kancerit përmendën edhe pluhurin e termocentraleve si një nga shkaktarët e sëmundjes”, thotë Tërnava.

Gjatë rrëfimit për “Zërin” ai tregon se gjysmën e mushkërive që ia kanë hequr për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në pjesët tjera të trupit. Për diagnostifikim dhe operim, ai thotë të ketë shpenzuar 10 mijë euro, ndërsa çdo muaj paguan deri në 100 euro e më shumë terapinë, që e ka të obliguar ta marrë ./Gazeta Express.