Moti për nesër

E publikuar: 06/11/2018 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të spostuara ditë më parë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit dhe njëkohësisht të bllokuara në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Në bazë të parashikimeve synoptike, reshje shiu të mjaftueshme priten në gjysmën e dytë të muajit, kurse ky 15- ditëshi i parë mbetet me deficit të reshjeve krahasuar me periudhë e njëjtë të viteve tjera.