Valverde: PSV ekip i vështirë, por ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve  

E publikuar: 18/09/2018 08:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ernesto Valverde ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e Barcelonës ndaj holandezëve të PSV.

Barcelona është nikoqire e kampionit holandez në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Ky duel pritet të zhvillohet me fillim nga ora 18:55 në stadiumin mitik Camp Nou.

Trajneri i Barcelonës i cilëson kundërshtarët e tyre si skuadër që do t’ua vështirësojë gjërat gjithë ekipeve në grup.

Barcelona (Getty Images)

Por, sipas tij gjiganti katalunas dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të lë gjurmë në këtë sezon.

“PSV janë një ekip i ri dhe kanë çdo aftësi për të na vështirësuar neve punën dhe ekipet e tjera në këtë grup”, ka thënë fillimisht Valverde në konferencë për shtyp.

“Ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, si të gjitha ekipet e tjera në këtë garë”.

“Është një garë ndryshe, është e shkurtër dhe nuk mund të përballosh të kalosh pa lënë gjurmë”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/