Valverde: Lyoni është skuadër e fortë, por ne jemi ekip sulmues

E publikuar: 19/02/2019 06:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ernesto Valverde ka foluar në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Lyonit në udhëtim.

Barcelona është mysafire e Lyonit në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-tën e Ligës së Kampionëve dhe Valverde pret një përballje të vështirë.

“Lyoni është një skuadër e fortë në shtëpi, me lojtarë të mëdhenj dhe shumë sulmues”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Liga e Kampionëve është e fortë dhe e vështirë, por ne jemi vërtet për këtë lojë”.

Valverde gjithashtu mbeti i befasuar kur u pyet në lidhje me formën e skuadrës që arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Real Valladolid në fundjavë, pas tre barazime të njëpasnjëshme.

“Gjithkush ka mendimin e vet. Pyetja më befason paksa”.

“Ndoshta ne nuk kemi krijuar shumë shanse në disa ndeshje, por ne jemi qartë një ekip sulmues”.

“Nuk kam shumë për të thënë, do të shohim nesër”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/