Valmir Berisha huazohet te Cambuur

E publikuar: 03/07/2015 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tjetër huazim për Valmir Berishën. Pasi luajti për 1 sezon te Panathinaikosi me të cilët regjistroi vetëm 1 paraqitje në kampionatin grek 19-vjecari me origjinë shqiptare por që ka zgjedhur të përfaqësojë Suedinë është huazuar sërish. Sezonin e ardhshëm Berisha do të luajë për skuadrën holandeze të Cambuur-it në Eredivisie, një kampionat ku besohet më shumë tek futbollistët e rinj. Ishte vetë klubi i Romës që ka në pronësi kartonin e talentit shqiptar ai që zyrtarizoi transferimin e Valmir Berishës për 1 sezon te Cambuur.