Ushtrisë më të madhe në botë i bëhet thirrje për ta ruajtur paqen (Foto)

E publikuar: 30/07/2017 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina ka mbajtur një paradë të madhe sot ku e ka shënuar 90 vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj.

Gjatë kësaj parade presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për të shërbyer në Partinë e tij Komuniste e cila vazhdon të jetë në pushtet.

Mediat e huaja nuk janë ftuar të përcjellin këtë ngjarje e cila u transmetua vetëm në televizionin shtetëror.

Afër Jinping ishin qindra automjete të blinduara dhe raketa po ashtu edhe mijëra ushtarë, transmeton lajmi.net.

Parade u ndoq nga 12 mijë ushtarë ndërsa ishin të angazhuar 700 avionë dhe mjete tjera luftarake.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti i Kinës iu bëri thirrje ushtrisë për të ndjekur drejtimin e partisë së tij komuniste dhe të jenë të gatshëm të fitojnë çdo armik të mundshëm.

“Paqja nuk sundon në gjithë botën dhe ne duhet ta ruajmë atë. Më shumë se kurrë në histori ne kemi nevojë për një ushtri të fortë kombëtare”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Kina ka ushtrinë më të madhe në botë, me rreth 2 milionë ushtarë.

Për nga buxheti mbetet shumë mbrapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Image