Ushtria zvicerane ndërhyn për të dërguar në Prishtinë përfaqësuesin e BE për dialogun

E publikuar: 16/06/2020 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi u përball me probleme në fluturimin e tij Bruksel-Prishtinë, për shkak se Tirana nuk autorizoi uljen e një avioni me 150 pasagjerë, përfaqësuesi special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak lajmëroi se kishte mbërritur më në fund në Prishtinë.

“Pas disa ndërlikimeve të vogla në udhëtim dje, komuniteti ndërkombëtar ndërhyri. Jam rrugës për Prishtinë – falë ushtrisë zvicerane,” shkruan Lajcak. “Pres të nis zyrtarisht vizitën time në Kosovë më vonë gjatë kësaj dite,” shtoi zyrtari i BE.

Rreth 150 pasagjerë të tjerë në të njëjtin fluturim me Lajçak, mes të cilëve raportohen edhe shqiptarë, raportohet se vazhdojnë të qëndrojnë të ngecur në Zyrih.

Sipas informacioneve që u kanë dhënë pasagjerëve aty, pala shqiptare nuk ka miratuar uljen e këtij avioni në pistën e Rinasit.

Ditën e hënë Bashkimi Europian hapi kufijtë mes vendeve anëtare, ndërkohë Shqipëria i ka hapur kufijtë ajrorë vetëm me 3 shtete, Serbinë, Greqinë dhe Austrinë.

Avioni i mbetur në Zvicër duhet të vinte në Shqipëri vetëm nëse vendi ynë do të kishte marrëveshje me Zvicrën për të lejuar fluturimet.

Zvicra nuk pranon të marrë pasagjerë nga Shqipëria dhe për pasojë kjo marrëveshje nuk ekziston. Ndërkohë 150 pasagjerët që kanë mbetur në Zyrih, duhet të kthehen në vendet nga kanë ardhur./FrontOnline/

View image on Twitter