Ushtria e Kosovës revolton serbët, mbushin veriun me flamuj

E publikuar: 14/12/2018 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flamujt serb janë projektuar në gjithë qytetin në dritare të banesave e shtëpive, tarraca, shesheve kudo.

Qytetarët serb që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës në kundërshtim të transformimit të FSK-së në Ushtri kanë kundërshtuar një nismë të tillë.

Ata në shenjë revolte kanë mbushur gjithë Mitrovicën me flamuj serb.

Flamujt serb janë projektuar në gjithë qytetin në dritare të banesave e shtëpive, tarraca, shesheve kudo, shkruan RTS.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në ora 10:00 fillon seancën për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.