Ushtarët e Shqipërisë në Gjakovë, jo në Mitrovicën veriore, thotë Vuçiqi

E publikuar: 05/04/2019 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prania e Ushtrisë shqiptare në pjesën veriore të Kosovës, është planifikuar me paramendim me qëllim të frikësimit të serbëve kosovarë dhe të provokimit të Serbisë, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Siç përcjell b92, ai ka thënë se është krejtësisht logjike që prania e ushtarëve shqiptarë të ketë nxitur shqetësim te njerëzit në veri të Kosovës.

“Kjo është parashenjë e sigurt për KFOR-in që t’i marrë parasysh gjërat e tilla. I dërgoni në Gjakovë (ushtarët e Shqipërisë) e jo në Mitrovicën veriore”, ka thënë Vuçiq dhe ka përsëritur se “nëse KFOR-i nuk e bën punën e vet në mbrojtjen e serbëve në Kosovë, ka kush që dëshiron ta bëjë këtë”.