Universiteti mbetet pa rektor

E publikuar: 04/03/2016 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk ka arritur ta zgjedhë të rektorin, as në votimin e tretë.

Tetë anëtarët e Këshillit Drejtues kanë ndarë votat në mes të Lul Rakës dhe Naser Sahiti, nga katër për secilin, për të pamundësuar kështu që të zgjidhet i pari i Universitetit më të madh publik në vend.

Kësisoj, Universiteti i Prishtinës duhet të rishpall konkursin e ri për rektor.