United synon transferimin e Icardit

E publikuar: 08/04/2015 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Manchester United raportohet se dëshiron transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi. Mediat angleze raportojnë se skautët e Djajve të Kuq janë duke vëzhguar paraqitjet e sulmuesit argjentinas. Argjentinasi, 22 vjeçar deri tani ka arritur shifrën e 15 golave në Serie A. Skautët e Manchester United do ta vëzhgojnë paraqitjen e tij edhe këtë fundjavë ndaj Veronas./veqsport.com/