United kërkon Willianin dhe 40 milionë për Martialin

E publikuar: 06/05/2018 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Unitedi është gati të bëjë biznes me Chelsean, duke kërkuar shkëmbime lojtarësh, por edhe para të gatshme.

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me sezonin e Djajve të Kuq dhe dëshiron të përforcoj edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri.

Është sulmuesi anësor brazilian i Chelsea, Willian, i cili pëlqehet në masë të madhe nga trajneri portugez që kishin punuar së bashku tek Chelsea.

Në anën tjetër, Anthony Martial, nuk po pëlqehet shumë nga Mourinho dhe pritet largim i tij gjatë verës, ku Blutë e Londrës janë ndër skuadrat e interesuara.

‘Special One’ e ka rritur gjithnjë e më shumë frustrimin me sulmuesin francez, por ende e vlerëson 22-vjeçarin në shifrën e 80 milionë funteve në tregun aktual.

Mourinho nuk është i bindur nga Martial (Getty Images)

Sipas mediumi anglez The Mirror, Man United është i gatshëm të lejojë Martial të bashkohet me Chelseat, por vetëm nëse Blutë ofrojnë Willianin në këmbim.

Trajneri portugez dhe klubi nga Old Trafford gjithashtu duan edhe 40 milionë funte përveç shërbimeve të brazilianit.

Me Chelsean e interesuar për Martial, Mourinho do t’i jepte dritën e gjelbër një marrëveshjeje që përfshinte Willian, të cilin ai e vlerëson në 40 milionë funte, plus 40 milionë funte të tjera para të gatshme. /Telegrafi/