United dorëzohet për Koulibalyn, bëhet gati ta paguajë klauzolën e Manolasit

E publikuar: 29/12/2018 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United është dorëzuar për të nënshkruar me mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly.

Napoli e vlerëson shumë yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë po kërkon rreth 90 milionë euro.

Kjo ka bërë që Djajtë e Kuq të tërhiqen nga gara për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e fuqishëm.

Por United ka mbetur në tregun italian dhe nga aty dëshiron ta përforcojë mbrojtjen.

Emri i ri në listën e dëshirave të United është ai i mbrojtësit grek të Romës, Kostas Manolas.

Kostas Manolas . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

27-vjeçari është duke kaluar formë jashtëzakonisht të mirë me fanellën e Romës dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Së fundmi lojtari ka ndërruar edhe agjent dhe tani e tutje do të jetë nën menaxhimin e Mino Raiolas.

Manchester United po mendon ta paguajë klauzolën e grekut e cila është shumë e ulët vetëm 36 milionë euro. /Telegrafi/