Unai Emery: Kur ish futbollist kam vënë baste kundër ekipit tim

E publikuar: 01/11/2018 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unai Emery aktualisht është trajneri i Arsenalit, ndërsa ka zbuluar një gjë interesante nga e kaluara e tij .  

Në librin e tij biografik “Unai Emery, El Maestro” ai ka folur për suksese, por edhe për gjëra aspak të mira që i ka bërë në karrierë.

Si lojtar, Emery nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Ai ka luajtur në vendlindjen e tij, në kategorinë e dytë dhe të tretë.

Nga viti 1996 deri më 2000, ai ishte pjesë e CD Toledo dhe nuk besonte aq në ekipin ku luante.

“Atëherë, unë vendosja baste rregullisht bashkë me dy shokët e mi. Ata të dy luanin te Elche”.

“Kur luanim kundër njëri-tjetrit, unë kam vendosur bast se do të fitonin ata kundër nesh”.

“Ata ishin favoritë, për mua kjo ishte logjike. Kur e kam dërguar tiketin për ta paguar dhe e pa se e kam luajtur ekipin, ajo që punonte aty më shikoi çuditshëm”.

Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin

“Ajo ishte tifoze e Toledo dhe nuk mund ta besonte që unë e parashikoja ashtu ndeshjen”.

Tifozja (punëtorja e bastores) e kishte pyetur se si mund të vendosësh bast kundër vetes. Sipas Emeryt, ishte një nga mësimet më të mëdha që e ka marr në karrierë. /Telegrafi/