UEFA gjobit Malmon, ja arsyeja

E publikuar: 27/03/2015 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo nuk ndodhë vetëm në Kosovë, pasi edhe ekipi suedez Malmo është gjobitur nga UEFA për shkak të terrenit katastrofal që kishte gjatë fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Malmo do paguajë 73 mijë euro për terrenin që pati në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa ekipi me më shumë ankesa për fushën ishte Juventusi, të cilët me 26 nëntor edhe pse fituan 0:2 nuk mund të luanin rrjedhshëm pasi topi kërcente vazhdimisht në fushë e rënduar me baltë. Por kjo gjobë nuk mendohet të jetë problem për Malmon, të cilët kanë përfituar 7 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve./veqsport.com/