Uashingtoni refuzon pezullimin e sanksioneve ndërkombëtare, shkaku i Korona virusit

E publikuar: 27/03/2020 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SHBA kanë mbetur të shurdhër ndaj kërkesave për pezullimin e sanksioneve të cilat prekin vendet e goditura rëndë nga kriza shëndetësore, si Irani, madje edhe i kanë forcuar këto masa ndëshkuese.

“Edhe vendet që nuk na pëlqejnë jetojnë në të njëjtin planet. Ne duhet të punojmë me ta për t’u marrë me problemet e zakonshme”, tha Max Abrahams, profesor në Universitetin Verilindor.

“Nuk është në interes të sigurisë kombëtare amerikane të shohim përhapjen e koronavirusit”, shtoi më tej ai.

Ndër nënshkruesit e peticionit kundër sanksioneve janë Irani, Venezuela, Kuba dhe Koreja e Veriut.