U përqeshën nga televizioni brazilian pas eliminimit, televizioni gjerman kundërpërgjigjet me tallje pas eliminimit nga Belgjika!

E publikuar: 07/07/2018 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eliminimi i Gjermanisë në fazën grupore kishte gëzuar komunitetin në Brazil.

Më 27 qershor mori fund aventura e Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kampioni i Botës dështoi ta mposhtë Korenë e Jugut në sfidën venditmare dhe ky eliminim nxiti mediumin brazilian Fox Sports Brasil që të publikojë një postim në Twitter në formë përqeshëse për Gjermaninë.

Kjo përqeshje erdhi pas në rivaliteti të ri instaluar në vitin 2014 kur Gjermania shkaktoi disfatën më të rëndë në histori të kombëtares braziliane prej 7-1 në mes të Brazilit.

Dhe, pas eliminimit të Brazilit mbrëmjen e kaluar në çerekfinale prej Belgikës, pasoi tallja nga televizioni publik gjerman, ZDF.

“Ngjyrat tona nuk janë një gjë për ju, apo jo”, u shpreh në këtë tallje televizioni publik gjerman, duke ju referuar ngjyrave të flamurit të Belgjikës, që janë të njëjta si të Gjermanisë.

Brazili u mposht me rezultat 2-1 nga Belgjika në çerekfinalen e Kampionatit Botëror. /Telegrafi/