U dënua me 7 vjet burg për vjedhjen e 430 eurove, reagojnë deputetët e Kosovës

E publikuar: 20/12/2018 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë një koment lidhur më dënimin e një të riu të komuniteti shkali me shtatë vjet burgim për vjedhjen e 430 eurove.

Reagim të tillë ka bërë edhe deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi.

Haxhiu ka kritikuar sistemin vendor të drejtësisë, duke thënë se amniston zyrtarët që keqpërdorin miliona.

“Me 7 vite burg, sistemi jonë i drejtësisë paska dënuar një 18 vjeçar të komunitetit ashkali për 450 euro pra ky sistemi i njëjtë që i liron dhe amniston zyrtarët e lartë dhe njerëzit e lidhur me ta, ani pse dyshohen për miliona keqpërdorime”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kurse, Frashër Krasniqi ka thënë se padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë, kudo!

“ 450 euro – 7 vjet burg? Rast tipik i racizmit, të cilit nuk i shpëton shteti dhe shoqëria jonë, kur është fjala për romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit. Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë, kudo”, ka shkruar ai.