TY rep artisti vdes nga coronavirusi

E publikuar: 08/05/2020 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi britanik TY ka vdekur në moshën 47 vjeçare pas kontraktimit të coronavirusit.

Vdekja e reperit u konfirmua nga ekipi i tij të enjten pasi ai u shtrua në spital dhe u vendos në një gjendje kome të shkaktuar nga ‘komplikimet’ që rrethojnë virusin.

TY – emri i vërtetë i të cilit është Ben Chijioke, ka qenë i nominuar për “Mercury Prize” me albumin e tij “Upwards”, shkruan DailyMail.

Një faqe për mbledhjen e fondeve shpjegoi se TY ishte pranuar në spital me komplikime të shumta mjekësore të lidhura me coronavirusin.

Ylli më pas ra në një gjendje kome dhe më vonë u vu në ventilator, por u zhvendos jashtë kujdesit intensiv pasi gjendja e tij u përmirësua.

TY debutoi për herë të parë në industrinë e muzikës në vitin 2001 duke publikuar albumin e tij të parë “The Awkward”.

Vitin e kaluar TY gjithashtu formoi një super grup të quajtur “Kingdem”, ku pjesëtarë ishin edhe reperët Blak Twang dhe Rodney P.