Twitter teston funksionin e ruajtjes së cicërimave “Bookmarks”

E publikuar: 24/11/2017 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muajin e kaluar Twitter filloi zhvillimi e një funksioni për leximin e mëvonshëm të artikujve “Save for later” për cicërimat që dëshironi tu riktheheni përsëri.

Funksioni tashmë ka një emër dhe quhet “Bookmarks.” Rrjeti social ka nisur testimet dhe këtë e konfirmoi Tina Koyama, një dizajnere pranë kompanisë.

Në një seri cicërimash ajo tha se kompania ka përzgjedhur disa versione të “Bookmarks” që nga paraqitja tek funksioni që do të kryejnë.

Ku do të vendoset funksioni i ri? Në desktop mjeti do të shfaqet në menunë e cila hapet duke klikuar shigjetën me kokë poshtë në skajin e djathtë të çdo cicërime.

Në mobile, skaji i djathtë poshtë do të ishte vendi indeal ngjitur me butonët e replikave, pëlqimit, ri-cicërimit dhe dërgimit me mesazh.

Pastaj cicërimat e ruajtura do të mund ti aksesoni përmes faqes së profilit ku aksesoni Listat dhe Momentet.

Megjithatë ka mënyra të tjera për të ruajtur cicërima siç është dërgimi me mesazh vetvetes, ri-cicërimi i tyre apo përdorimi i aplikacioneve si Instapaper dhe Pocket.

Por të gjitha këto marifete mund të mos jenë aq private sa ju dëshironi e as aq të thjeshta sa me një të shtypur butoni. /PCWorld Albanian