Twitter sjell dy modele të kohështrirjes, sipas rendit kronologjik dhe algoritmik

E publikuar: 02/11/2018 04:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Twitter nisi zyrtarisht testimet e një funksioni të ri ku përdoruesit mund të ndryshojmë formatin e renditjes së cicërimave sipas rrjedhës kronologjike apo kronike.


Rrjeti social tha se butoni i ri do të jetë i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish.

Për herë të parë lidhur me funksionin kompania foli në Shtator.


Nëse jeni pjesë e testimit do të vini re një buton në cepin e djathtë lartë në aplikacionin iOS. Duke klikuar përdoruesit kanë dy opsione: “Switch to lastest Tweets” ose “Switch to top Tweets.”

Esencialisht me opsionin e parë përdoruesit do të shohin një kohështrirje me rend kronologjik ndërsa me opsionin e dytë me rend algoritmik.

Aktualisht kohështrirja në përdorim është lançuar në 2016-ën dhe në mënyrë inteligjente kërkon të gjejë cicërima më të rëndësishme për përdoruesit. /PCWorld Albanian