Turqia nis operacionin ushtarak kundër kurdëve në Sirinë verilindore

E publikuar: 09/10/2019 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turqia ka filluar operacionin ushtarak kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë. E ka bërë të ditur në Twitter vetë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan:

‘Forcat e armatosura turke, bashkë me ushtrinë kombëtare siriane, sapo kanë nisur Operacionin Pranvera e Paqes kundër PKK/YPG (Partia e Punëtorëve Kurde dhe Forcat Kurde të Mbrojtjes) dhe terroristëve të ISIS në veri të Sirisë. Misioni ynë është për të shmangur krijimin e një korridori të terrorit në kufijtë tanë jugorë dhe për të sjellë paqe në rajon’.
Turqia ka filluar operacionin ushtarak kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë,shkruan syri.net.
E ka bërë të ditur në Twitter vetë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan: