Trump pushon nga puna Drejtorin e FBI-së, James Comey

E publikuar: 10/05/2017 01:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Shtëpia e Bardhë është bërë e ditur që Presidenti Donald Trump ka pushuar nga puna Drejtorin e FBI-së, James Comey, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Comey është larguar nga puna pas rekomandimit të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-ve, Jeff Sessions.

Ky veprim vjen pasi është thënë që Comey ka dhënë informacione të pasakta në lidhje me email të Hillary Clinton, në kongres gjatë javës që shkoi.

Clinton ka fajësuar Comey-n për humbjen e saj ndaj Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.