Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si President

E publikuar: 20/01/2021 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump sapo është larguar nga Shtëpia e Bardhë, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Ai është në rrugën e tij për në Joint Base Andrews, ku pritet të ketë një ceremoni të shkurtër lamtumire në bazë përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach.

Trump është planifikuar të japë deklarata në një ceremoni në bazë.

Largimi i tij i hap rrugë inaugurimit të Joe Biden si president i ri në SHBA.