Trump: Jo debatit të fundit në TV

E publikuar: 27/01/2016 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump nuk do të marri pjesë në debatin e fundit të kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë, të enjten në mbrëmje, disa ditë para votimit në Iowa.

Vendimi, tha menaxheri i fushatës së tij zgjedhore, “është përfundimtar dhe i parevokueshëm” dhe vjen pas polemikës së gjatë mes mandatit nga Nju Jorku dhe televizionit Fox News, ku do të zhvillohet debati.