Trump e mohon se e bëri të qante gruan e ushtarit të vrarë amerikan

E publikuar: 18/10/2017 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se pohimi i një ligjvënëseje se ai e kishte bërë të qante të venë e një ushtari të rënë, është plotësisht i sajuar.

Anëtarja e Kongresit Amerikan, Federica Wilson, ka thënë se ishte tronditur nga komentet e presidentit bërë bashkëshortes në zi të një ushtarit të rënë amerikan, transmeton Express.

Ligjvënësja demokrate pohoi se Trump i kishte thënë vejushës: “Ai e dinte së çfarë do ta priste [kur u bë ushtar], por mbase dhemb gjithsesi”.

Ushtari La David Johnson ishte në mesin e katër trupave të shërbimit special të SHBA-së që u vranë në Niger nga militantët islamikë këtë muaj.

Trump veçse është kritikuar se nuk i ka kontaktuar familjet e ushtarëve të vrarë pas pritës fatale të 4 tetorit.

Sot, presidenti shkroi në Twitter: “Anëtarja demokrate e Kongresit e ka sajuar plotësisht atë që ia kam thënë bashkëshortes së një ushtarit që u vra në aksion (dhe kam dëshmi). Pikëlluese!”