Trump: Arsenali bërthamor i SHBA-së më i fuqishëm se kurrë

E publikuar: 09/08/2017 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti amerikan Donald Trump pohon se arsenali bërthamor amerikan është më i fuqishëm se asnjëherë më parë, njofton ap, transmeton Koha.net.

“Urdhëresa ime e parë presidenciale ka qenë që të modernizohet arsenali bërthamor dhe ai tani është më i fuqishëm se kurdoherë më parë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Postimi i Trumpit u publikua në kohën e tensioneve shumë të mëdha ndërmjet SHBA-së e Koresë Veriore.