Tregtimi i Bitcoin: Një treg i ndarë

E publikuar: 21/12/2017 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ujk i ri ka hyrë në Wall Street. Bitcoin ju bashkua bursës së Chicago Board Options Exchange më 10 Dhjetor dhe një javë më vonë debutoi në CME Group, operatorin më të madh të bursave në botë.

Dy kompanitë filluan të ofronin kontratat “futures.” Ato janë kontrata finaniare të cilat obligojnë një blerës të blejë një aset dhe një shitës së shesë asetin i cili mund të jetë një objekt fizik ose një instrument financiar, monedhë apo stok, në një datë dhe çmim të përcaktuar më parë.

Esencialisht me “futures” investitorët mund të spekulojnë me kursin e këmbimit.

E zëmë se blini një kontratë “futures” bitcoin për 16,000 dollarë dhe prisni që vlera të bjerë më tutje. Nëse vlera rritet në 20,000 dollarë atëherë humbisni 4,000 dollarë.

Nëse vlera bie në 12,000, atëherë keni fituar 4,000 dollar.

Pranimi i bitcoin nga CME dhe CBOE u pa si një hap pozitiv drejt pranimit në masë. Kjo sepse investitorët mund të vënë bast mbi rritjen ose rënien e monedhës.

Kontratat “Futures” në CME dhe CBOE ranë pak ditë pas debutimit. /PCWorld Albanian