Trajneri i njohur, Munishi: Mund të më thonë se po bëhem si Mourinho – por me mua si trajner, Kosova do synonte kualifikimin në Botëror ose Evropian  

E publikuar: 22/06/2018 02:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Munishi ka thënë se në rast se do bëhej trajner i Përfaqësueses së Kosovës atëherë do të synonte kualifikimin në ndonjë Kampionat Botëror ose Evropian.

Trajneri i njohur kosovar ka folur në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini në lidhje me mundësinë e bërjes trajner i Kosovës, ku ka thënë se nëse do ishte mundësia do të kishte synime të mëdha.

“Kosova e ka selektorin shumë të mirë, ka shumë përmirësime në lojë. Në vetëm i dëshirojmë sukses dhe nuk duam të spekulojmë për selektor”, ka thënë fillimisht Munishi për Dueli Botëror në RTV Dukagjini.

“Tash prapë kanë me më thënë se ky po bëhet si Mourinho, por at ditë që të bëhet trajner i Kosovës, nuk kem me qenë inferior”.

Trajneri i njohur, Ismet Munishi

“Ne kemi me luftuar për mu kualifiku në Kampionatin Botëror dhe në Kampionat Evropian”.

“Nuk e pranojë me dal dhe me thanë, ishte humbje dinjitoze, luajtëm mirë e mu arsyetuar”.

“Nëse nuk kualifikohemi ka me qenë dështim dhe kam me dhënë dorëheqje për të ardhur dikush tjetër”.

“Për mua seriozitet është mu kualifikuar dhe jo me gjet justifikime dhe me vazhdu me marr një rrogë”, përfundoi trajner kosovar. /Telegrafi/