Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18-vjeçari nga Prishtina

18.11.2019 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tragjedi në Gjermani: Vdes në aksident 18-vjeçari nga Prishtina

Mbrëmë në qytetin Waldburg, në Baden-Württemberg të Gjermanisë, ka humbur jetën një 18-vjeçar nga Prishtina, në një aksident trafiku.

Në këtë aksident u përplasën dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R., vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).

Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht, deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë. /alb.info/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Hoti: Presidenti i ka kompetencat e veta, unë të miat, s’lejoj askënd të ndërhyjë

Për një javë në Kosovë u shtuan më shumë se 50 raste aktive me COVID-19

Von Cramon e hutuar se kush do ta kryesojë dialogun me Serbinë

Balaj: Kurti për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

Ish-gjyqtarja Mushkolaj konteston kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti

Cakaj: Jam krenar që isha në VV, por edhe më krenar që u largova

Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Vrasje-vetëvrasje, Prindërit, fëmijët dhe macet e shtëpisë gjenden të vdekur

Foto/ U infektuan me koronavirus, nëna me foshnjën mposhtin virusin

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të premten, dy të shëruar

Haziri: Kurti tentoi të thotë se janë dy parti LDK, njëra në Kuvend e tjetra në lagjen Qafa

Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”

Kosnetti pret që SHBA-ja të dalë më e fuqishme pas trazirave të fundit

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së