Tragjedi në familje, 41 vjeçari plagos rëndë bashkëshorten e më pas vret veten

E publikuar: 01/02/2016 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkaqe ende të paqarta, një 41-vjeçar, banues në Manëz të Durrësit ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 38-vjeçare, e më pas ka vrarë veten.

Blutë e Durrësit kanë bërë me dije se shtetasi Mondi Gjoka, rreth orës 23:45 të së dielës, ka qëlluar me automatik gruan e tij, Lumturije Gjoka, duke e plagosur rëndë.

Po të njëjtat burime shtojnë se pas disa minutash, 41-vjeçari ka vrarë veten me të njëjtën armë. Gruaja e plagosur gjendet e shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore