Tottenhami veç barazim me Sheffieldin

E publikuar: 09/11/2019 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenhami nuk ka arritur më shumë se një barazim me Sheffield Unitedin në xhiron e 12-të të Premier Ligës.

Ekipet barazuan 1 me 1, me të dy golat e shënuar në pjesën e dytë.

Son Heung-Min realizoi për vendasit në minutën e 58-të, ndërsa rezultatin e barazoi George Baldock 20 minuta më vonë.

Tottenhami tash është i 12-ti në tabelë me vetëm 14 pikë të tubuara. Për dallim nga londinezët, Sheffieldi ka 17 pikë dhe tani është i pesti në tabelë.