Tottenham 1-2 Liverpool, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë Firmino e Wijnaldum

E publikuar: 15/09/2018 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Tottenham Hotspur 1-2.

Lideri aktual i Ligës Premier luajti mjaftë mirë dhe arriti të dalë me pikët e plota nga Wembley.

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum shënoi golin e parë, ndërsa sulmuesi brazilian Roberto Firmino realizoi të dytin.

Për vendasit golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi zëvendësuesi Erik Lamela.

Pikërisht dy autorët e golave të The Reds patën edhe notat më të larta në këtë sfidë (7,4).

Paraqitje të mirë patën edhe Sadio Mane, Mohmaed Salah, James Milner e Alexander Arnold.

Tek vendasit nota më e lartë shkoi për portierin Vorm (7,9) dhe argjentinasin Erik Lamela (7,4).

Ndërkohë nota më e dobët ishte për dyshen angleze Trippier, Dier (5,8). /Telegrafi/